• Facebook
  • Instagram
  • YouTube

EPOXY & RESIN PRO TRAINING

Take a solid step into the world of Epoxy and Resins in a hands on course that will prepare you for the field.

All levels of experience welcome!

Epoxy Resin PRO Training FAQ

TAJFUN


Tajfuni në ëndërr tregon ndryshime të papritura që po ndodhin në jetën tuaj. Mund të përjetoni disa emocione të forta dhe shkatërruese. Nëse shihni në ëndërr sikur përfshiheni në një tajfun tregon se forcat tuaja mendore dhe emocionale po ndërtohen përbrenda jush dhe tashmë po dalin në pah. Po konsumoheni nga emocionet tuaja. Nga ana tjetër, ëndrra tregon se po ju bëhet presion dhe po shtyheni përkundër vullnetit tuaj drejt diçkaje që nuk doni ta bëni.




TALENT SHOW


Nëse ëndërroni sikur je pjesë e një “Talent Show”, tregon se po njihni kapacitetin ose po përdorni potencialin dhe aftësitë tuaja. Po merrni në konsideratë aftësitë tuaja dhe po ecni përpara në një stad të ri në jetë. Kushtojini vëmendje reagimit dhe sjelljes së spektatorëve. Ata simbolizojnë rrethin tuaj shoqëror dhe mbështetësit. Nëse audienca reagon negativisht, kjo tregon se shokët dhe familjarët nuk janë mbështetës ndaj jush. Por nëse audienca reagon pozitivisht, kjo tregon se keni ku të mbështeteni. Të shihni në ëndërr sikur po ndiqni një “Talent Show” tregon se nuk po pëdorni gjithë potencialin tuaj. Po shihni se si talenti juaj po shkon dëm.




TALK SHOW


Të shihni në ëndërr një “Talk Show” ose sikur je pjesë e një “Talk Show”, tregon se ka një çështje që kërkoni të diskutoni por nuk dini si t'a shtroni për diskutim.




TALLASH


Nëse shihni në ëndërr tallash, kjo tregon se keni nevojë të kuroni disa plagë emocionale të hapura së fundi.




TANGO


Nëse ëndërroni sikur po vallëzoni një tango tregon sensuaitet, intensitet dhe dramë. Ndoshta keni nevojë të ekspozoni këto cilësi në punë ose marrëdhënie. Kujtoni proverbin "tango vallëzohet dyshe” që i referohet bashkëpunimit dhe punës në ekip.




TANK


Shpreh nevojën për të mbrojtur vetëveten dhe betejën për besimin tuaj edhe pse nënkupton të qenit i dhunshëm ose konfrontues. Nuk po lejoni askënd e asgjë t’ju dalë përpara në rrugën drejt qëllimeve. Por tanku mund të përfaqësojë edhe kërcënim.




TAPET


Nëse shihni një tapet/qilim në ëndrrën tuaj përfaqëson mënyrën tuaj të mbrojtjes nga realitetet e ashpra të jetës. Gjithashtu, një tapet simbolizon luksin, komoditetin ose pasurinë. Konsideroni gjendjen dhe hartat e tapetit/qilimit dhe se si ajo përputhet me themelin që keni vendosur për veten tuaj në jetë. Ndoshta ëndrra po ju thotë se po refuzoni të përballeni me ndonjë çështje. Në veçanti, ëndrra e një tapeti/qilimi portokalli sugjeron që ju jeni të rrethuar nga miq të ngushtë tek të cilët mund të mbështeteni dhe të cilët do t'ju lartësojnë kur ju të keni nevojë. Të ëndërroni që po shtroni një tapet/ qilim tregon se jeni duke u përpjekur për ta bërë jetën tuaj më të rehatshme. Ëndrra mund të jetë gjithashtu analoge me planifikimin e diçkaje. Ju po hidhni themelet për ndonjë projekt apo përpjekje të re. Të ëndërroni një qilim magjik nënkupton dëshirat tuaja për të shpëtuar nga një situatë, marrëdhënie ose përgjegjësi. Ëndrra është e ngjashme me një ëndërr fluturuese, kështu që mund të dëshironi të shikoni veten duke fluturuar. Ngjyra portokalli, e parë në një tapet, nënkupton shpresë, dashamirësi, mirësjellje, bujari, gjallëri, shoqëri. Kjo ëndërr gjithashtu përfaqëson një stimulim të shqisave dhe tregon se ju ndiheni gjallë! Ju mund të dëshironi të zgjeroni horizontet tuaja dhe të shikoni interesa të reja.




TASTJERË


Nëse shihni në ëndërr një tastjerë kompjuteri nënkupton se ka një mesazh që duhet t’a zbuloni ose një ide të cilën duhet ta përhapni. Tastjera simbolizon po ashtu diçka që duhet të bëni. Nëse shihni ose luani në një tastjerë muzikore në ëndërr, kjo përfaqëson harmoninë. Jeta juaj është e mirë balancuar.




TAVAN


Përfaqëson bashkimin shoqëror dhe lidhjet familjare. Nëse tavolina është e prishur ose jo funksionale, kjo tregon disa mosmarrëveshje në një grup. Gjithashtu mund t’i referhet një ndjenje pasigurie. Ndoshta ka diçka që nuk mund t’a mbani përbrenda dhe keni nevojë t’a thoni hapur. Shtrimi i tavolinës tregon se po përgatisni terrenin për një plan ose përpjekje personale. Tregon po ashtu besueshmëri. Tryeza e rrumbullakët tregon ekuilibrin, pjesëmarrjen, bashkëpunimin, të drejtat dhe mundësitë e barabarta për të gjithë. Simbolizon po ashtu ndërshminë, besnikërinë dhe fisnikrinë. Nëse shihni në ëndërr se je shtrirë në tavolinë tregon se keni nevojë për ushqim dhe qetësim. Lidhet me shqetësimet shëndetsore dhe ankthin rreth mirëqenies. Nëse ëndërron një tavolinë që lëviz vetë, kjo tregon se do t’u nënshtroheni disa ndryshimeve në jetën tuaj që do t’ju sjellin disa pakënaqësi. Nëse shihni një tavolinë të gjatë në ëndërr, kjo tregon se ndiheni të izoluar edhe nëse jeni të rrethuar nga familjarë e miq. Gjithçka përreth jush po lëviz përpara por ju e keni të pamundur të ecni me të njejtin hap.




TAVOLINË TENISI


Nëse në ëndërr jeni duke luajtur tenis kjo tregon do të ktheheni dhe do të përballeni me dy zgjedhje. Jeni konfuzë në lidhje me një vendim të rëndësishëm. Po ashtu, ëndrra ka të bëjë me çështje angazhimesh. Po përballesh me vështirësi për t’u angazhuar në marrjen e një vendimi ose për një detyrim në lidhje me shoqërinë ose një marrëdhënie.




TEATER


Përfaqëson jetën tuaj shoqërore. Ndoshta mund të jeni duke marrë një rol të ri në jetë. Mund të jetë një metaforë e të qenit shumë teatral ose shumë melodramatik. Nëse sheh në ëndërr që po qesh ose po duartroket në teatër, kjo tregon se keni zgjedhur kënaqësinë dhe vetëpërmbushjet e shpejta në vend të të punuarit për qëllimet e të ardhmes. Nëse shihni në ëndërr se teatrin e ka përfshirë zjarri, kjo tregon se po përpiqeni të ndërmerrni projekte të reja të rrezikshme.




TEGEL


Nëse shihni në ëndërr një tegel, kjo tregon se dy përbërës në jetën tuaj që duhet ti bashkoni në një të vetëm. Nëse shihni në ëndërr sikur tegeli shqepet, kjo simbolizon energji të papërqëndruar. Planet tuaja po copëtohen.




TELEFON





TELEFON


Nëse në ëndërr shihni ose dëgjoni një telefon, kjo nënkupton një mesazh nga nënvetëdija juaj ose një lloj komunikimi telepatik. Mund të detyroheni të përballeni me çështje të cilat keni qenë duke i shmangur. Po ashtu telefoni përfaqëson komunikimin dhe marrdhënien tuaj me të tjerët. Nëse nuk ka sinjal telefonik ose receptori është lënë i hapur, kjo tregon se po përjashtoni vetëveten. Oi përjetoni vështirësi përcillni mendimet dhe ndjenjat. Nëse dëgjoni sinjal telefonik në ëndërr, tregon se jeni përthithës i iedeve të reja dhe të hapur ndaj opinioneve të të tjerëve. Nëse në ëndërr nuk doni të ktheheni tek një telefonatë ose të përgjigjeni në telefon tregon mungesën e komunikimit. Ka një situatë ose një marrdhënie, me të cilën po përpiqeni të mbani distancë. Nëse ëndërroni se televoni bie në vazhdimshi, disa mesazhe nuk po kalojnë në mënyrë të rregullt. Nëse shihni në ëndërr sikur bisedoni në telefon me dikë që e njihni do të thotë se keni nevojë të përballeni me atë person. Kjo çështje mund të ketë pak të bëjë me të lënit pas një pjesë të jetës tuaj. Nëse jeni në pritje, ëndrra nënkupton diçka që e keni marrë si të sigurtë ose e keni pasur të pamundur të shprehni veten tuaj lirisht. Nëse shihni në ëndërr sikur formoni gabim një numër telefoni, kjo tregon se po përjetoni vështirësi në lidhje me të tjerët. Keni vështirësi në shprehjen e vetëvetes dhe se po mendoni më shumë se ç’duhet për disa gjëra. Nëse ëndëroni që telefoni juaj është përgjuar tregon që duhet të merreni me disa aspekte të nënvetëdijes tuaj. Po ashtu, kjo tregon frikën që keni për t’u ekspozuar. Ka diçka që po e fshihni. Nëse shihni në ëndër një numrator telefonik, tregon nevojën për të kontaktuar me dikë. Ndoshta, dikush na e kaluara ka nevojë të rilidhet me ju. Gjithashtu ëndrra mund të jetë një thirrje se ka disa gjëra që keni nevojë t’u jepni zgjidhje. Nëse shihni një kabinë telefonike dhe jeni brenda saj, ëndrra i referohet një mesazhi ose këshille që ka një kosto. Ëndrra përqëndrohet tek komunikimi apo marrdhënia me dikë, për të cilin po shpenzoni shumë kohë apo para në një farë mënyre. Nëse kabina telefonike është jashtë funksionit tregon se po ju po liheni jashtë. Po hasni në vështirësi për t’u lidhur me të tjerët ose e keni të pamundur të përcillni mendimet tuaja në një mënyrë të efektshme. Nëse në ëndërr shihni një karikues telefoni tregon se ndiheni i mërzitur dhe bosh. Por ëndrra mund të jetë edhe e kundërta e kësaj dhe të tregojë rigjenerim e rigjallërim. Po ashtu ëndrra mund të shprehë se jeni i shkëputur nga të tjerët. Ndoshta po izoloni vetëveten. Nëse shihni në ëndërr një numër telefoni tregon se duhet të kontaktoni me dikë për ndihmë. Nëse ëndërroni sikur nuk mbani mend ose e keni të pamundur të gjeni një numër telefoni tregon se keni nevojë të jeni më i pavarur dhe i përgjegjshëm. Nëse nuk mund të formoni saktë një numër tregon se keni vështirësi për t’u marrë me dikë. Kushtojini vëmendje numrit që po kërkoni të formoni në ëndërr. Mbase ai ose ajo nuk po ndjekin këshillën tuaj ose nuk po dëgjojnë se çfarë keni për të thënë. Nëse në ëndërr shini se po i jepni dikujt një numër telefoni tregon se ju duhet të ndërmerrni iniciativën dhe të hyni në kontakt me të tjerët. Duhet t’a bëni ju lëvizjen e parë. Nëse në ëndërr shihni shtyllë telefoni, kjo tregon komunikim shpirtëror. Nëse shihni një linjë shtyllash telefonike, kjo përfaqëson komunikimin tuaj me të tjerët. Ndoshta është dikush me të cilin doni të komunikoni.




TELEGRAM


Nëse ëndërroni sikur keni marrë një telegram, kjo nënkupton një mesazh të rëndësishëm nga nënvetëdija juaj. Kur merrni një telegram mund të jetë një trajtim jo-konfrontues, ku ju mund të trajtoni më mirë disa çështje të mbyllura. Nëse shihni në nëdnërr sikur dërgoni një telegram, tregon se po përpiqeni të shfaqni një aspekt të vetes tuaj, pa qenë tepër i drejtpërdrejtë për atë.




TELENOVELË


Nëse shihni në ëndërr sikur po ndiqni telenovela tregon se jeta juaj është si një dramë. Ndoshta po identifikoheni me një karakter si në telenovelë. Kushtojini vëmendje titullit të telenovelës. Për shembull “Të gjithë fëmijët e mi” mund t’i referohet disa dramave që po përjetoni me fëmijët. “Ndriçimi udhërrëfyes” tregon se keni nevojë për kultivoni më shumë anën shpirtërore.




TELESKOP


Tregon se keni nevojë të shihni më nga afër një situatë. Ndoshta tregon se po kaloni një periudhë ndryshimesh të paqarta. Për pasojë ndiheni në ankth. Po ashtu ëndrra mund të shprehë nevojën për të takuar dikë. Nëse sheh në ëndërr sikur po vështron me teleskop drejt yjeve e planetëve, kjo tregon udhëtime që ju kënaqin por janë të kushtueshme.




TELEVIZION


Të shihni ëndrra ku jeni duke parë televizor përfaqësojnë mendjen tuaj dhe mendimet qe rrjedhin. Këto ëndrra reflektojnë si po i përthithni, integroni dhe shprehni idetë dhe mendimet tuaja. Programet që po shihni në ëndërr janë një këndveshtrim objektiv i gjërave që keni në mendje. Nëse shihni në ëndërr sikur jeni në televizor, ka diçka që doni t’ua transmetoni mbarë botës. Këni dëshirë të shprehni vetëveten. Po ashtu ëndrrat tregojnë se po përpiqeni t’i shihni çështjet e jetës nga një këndvështrim më objektiv. Nëse sheh në ëndërr se shfaqja televizive është realiteti yt, kjo tregon se po shmang disa përgjegjësi personale. Nëse sheh në ëndërr një televizor të prishur ose që figura është e turbullt, tregon se po e shihni në mënyrë të gabuar një problem. Duhet të rivlerësoni një çështje.




TEMPULL


Nëse shihni në ëndërr një tempull tregon frymëzim, mendim shpirtëror, meditim e rritje. Është gjithashtu një simbolikë e trupit tënd fizik dhe vëmendjes që i kushtoni. Ndoshta keni nevojë për përkëdheli. Po ashtu, jeni në kërkim të një vendi për t’u strehuar dhe ku të mbani gjërat që janë të dashura për ju.




TENDË


Tregon nevojën për ndryshime të përkohëshme në rutinën tuaj. Keni nevojë për një periudhë pushimi dhe të largoheni nga monotonia ditore. Po ashtu, kjo ëndërr tregon paqëndrueshmëri dhe pasiguri në situatën aktuale. Nuk doni t’i nënshtroheni rregullave.




TENIS


Nëse shihni në ëndërr sikur po luani tenis tregon ndryshimet dhe sfidat në jetën tuaj. Keni nevojë që në mënyrë aktive të pohoni vetëveten dhe të provoni veten kohë pas kohe. Po ashtu nëse luani ose shihni tenis tregon se nuk jeni në gjendje të angazhoheni për një situatë ose vendim. Jeni duke shkuar mbrapa dhe ndodheni mes dy zgjedhjeve. Ndoshta ëndrra po përpiqet t’ju thotë se “topi është në fushën tuaj”. Është rradha juaj të lëvizni. Që kur një prej notave në tenis është quajtur “dashuri”, loja e tenisit mund të nënkuptojë një marrdhënie ose vardisje romantike. Nëse në ëndërr shihni fushë tenisi, kjo do të thotë se keni nevojë të zgjidhni një anë në një sfidë ose debat.




TERAPIST


Përfaqëson dijen në subkoshiencën tënde. Terapisti mund të shfaqet duke ju ardhur në ndihmë për problemet tuaja të punës, gjërat që nuk keni arritur ti shihni ose në çështje me të cilat ju po refuzoni t’i dilni ballazi. Po ashtu ëndrra tregon se ju mundon një hapsirë për të shprehur ndjenjat tuaja. Nuk keni askënd me të cilin mund të flisni dhe ëndërrimi i një seance terapie mund të jetë një mënyrë për të gjetur shpëtim.




TERMOMETER


Përfaqëson emocionet nëse jeni të ngrirë, emocionalisht të ftohtë, të ngrohtë ose të nxehtë. Termometri po ashtu simbolizon reagimin tuaj ndaj një situate apo marrëdhënieje.




TERREN


Të ëndërroni që jeni në terren përfaqësoni themelin dhe sistemin tuaj mbështetës. Është gjithashtu kufiri midis vetëdijes tuaj dhe nënndërgjegjjes. Ju mund të jeni duke u afruar më shumë në përballjen dhe pranimin e mendimeve tuaja të subkoshiencës tuaj. Ëndrra mund të jetë një përpjekje për të qenë më me këmbë në tokë. Ndoshta ju ndiheni të kufizuar në disa aspekte të jetës suaj.




TERRORIST


Nëse shihni në ëndërr se jeni terrorist tregon se zhgënjimet po ju krijojnë hapësira për tendencat tuaja të dhunshme. Po ndiheni të shfuqizuar, të irrituar e të dështuar. Keni nevojë të përqëndroni energjitë në një mënyrë më pozitive.




TEST SHTATZANIE


Nëse shihni në ëndërr sikur po bëni testin e shtatzanisë, kjo tregon se po hyni në një fazë të re në jetën tuaj, në një punë, marrëdhënie të re, etj. Ndjeni se po viheni në provë nëse jeni të përgatitur ose të gatshëm për ndryshime të tilla. Po ashtu, kjo ëndërr mund të parashtrojë edhe frikën se mund të mbeteni shtatzënë.




TESTIKUJ


Simbolizojnë energji, fuqi, fertilitet ose nxitje seksuale. Ëndrra tregon se jeni në ankth për aftësitë tuaja seksuale. Po ashtu, tregon se do të keni nevojë për nerva të fortë për të përmbushur disa detyra.




TESHTITJE


Tregon lehtësira jete dhe gëzim, si dhe shërim të brendshëm.




TË ZE DETI


Nëse shihni në ëndërr sikur ju ze deti, kjo përfaqëson emocione që ju zvarrisin dhe ju peshojnë. Duhet të çliroheni nga këto ndjenja.




TIGER


Përfaqëson aftësinë tuaj për t’u shfaqur në situata të ndryshme. Ëndrra mund të tregojë gjithashtu nevojën tuaj për të marrë më tepër rol udhëheqës. Tigri përfaqëson seksualitetin femëror dhe joshjen. Veçanërisht kur shihni në ëndërr jë tigër të bardhë tregon gjendjen e qetësisë. Pavarësisht kaosit që ju rrethon, jeni në gjendje t’a bllokoni dhe të arrini paqen me vetëveten. Tigri i bardhë gjithashtu përfaqëson përmbajtjen. Keni kontroll të plotë të emocioneve dhe veprimeve tuaja. Nëse shihni në ëndërr sikur sulmoheni nga një tigër, kjo lidhet me emocionet tuaja që keni shtypur sepse keni frikë të përballeni me to. Të shohësh një tigër në kafaz tregon se ndjenjat tuaja të shtypura janë në prag të shfaqjes. Nëse shihni në ëndërr qilima të bërë me lëkurë tigri tregon që po bëni një jetë luksoze dhe me lehtësira. Syri i tigrit personifikon mendimin në thellësi dhe meditativ. Po kërkon qartësi për disa situata.




TINGUJ


Po të dëgjosh në ëndërr tinguj të zërit të njeriut është një shenjë e të fituarit të shpresës. Në qoftë se këta tinguj janë të lartë, ju pret realisht bollëku, nëse janë të ulët, kjo tregon se armiqtë po ju thurin intriga; gjëmimi i zërave të turmës tregon se në një të ardhme shumë të afërt pjesëmarrja juaj në bisedime do të vërtitet kryesisht në bindjen ndaj mendimeve të të tjerëve. Tingujt e këngës tregojnë gëzim dhe shoqëri të këndshme, ku do të ndjeheni të lumtur. Në qoftë se këta tinguj janë maxhorë- kjo paralajmëron mpleksje jashtëzakonisht të këndshme të rrethanave, mbarësi në gjithçka, në qoftë se tingujt janë minorë tregojnë shëndet të plotë dhe përkrahje të miqve. Tingujt e këndshëm dhe melodiozë muzikorë janë një paralajmërim i të mirave materiale, i një fame të gjerë; tingujt madhështorë ju çojnë drejt një shoqërie që zgjat shumë dhe një mirëqënieje premtuese. Të dëgjosh në ëndërr tingujt e akordeve, ju çojnë drejt një bashkëjetese të lumtur. Tingujt e orkestrës tregojnë se do të jeni joshës dhe plot hir. Një ëndërr, ku ju vijnë tingujt e një harmonike, ju paralajmëron pjesëmarrjen në një zbavitje dhe çlirimin nga mendimet e dëshiruara mbi të kaluarën. Tingujt e një harpe tregojnë se një çështje me një farë leverdie për ju do të përfundojë në mënyrë shqetësuese. Tingujt e një kitare janë një shenjë e mbarë, ju do të gjendeni në një shoqëri të re interesante, ku papritur do të takoni një të njohur të vjetër dhe dashuria juaj do të shpërthejë me një forcë të re. Tingujt e organos tregojnë se ju pret një punë sfilitëse dhe ka mundësi duke humbur miqtë dhe pozitën shoqërore. Po të dëgjosh në ëndërr duartrokitje tregon se ju do të jeni me fat dhe do merrni shumë kënaqësi ose një bollëk të madh. Tingujt e një bubullime në ëndërr paralajmërojnë përkeqësimin e punëve tuaja, telashe të panumërta dhe një fatkeqësi që po ju afrohet. Kur dëgjon tingujt e armëve të zjarrit tregon një humbje të mundshme ose ngjarje skandaloze, si rezultat i të cilave do të hidhet hije mbi reputacionin tuaj. Tingujt e instrumenteve të punës si sharrat apo turjelat, etj., paralajmërojnë pasuri dhe mirëqënie. Në qoftë se dëgjon në ëndërr tingujt që përhapen nga kafshë të egra tregon se do të marrësh një paralajmërim për një rrezik që ju kërcënon. Tinguj që të trazojnë shpirtin të mbushur me vuajtje paramortore ju paralajmërojnë për një ngjarje serioze të hidhur me dikë nga të njohurit tuaj dhe andralla të mëdha për ju. Tingujt që dëgjoni në ëndërr të përhapur nga kafshë shtëpiake, gjithashtu paralajmërojnë një sërë telashesh nga më të ndryshmet. Të bërtiturat e një gomari që vijnë nga larg tregojnë një zhvillim të suksesshëm të punëve tuaja, falë të cilit ju do të mundeni të çiroheni nga borxhet dhe do të pasuroheni gradualisht. Të dëgjosh në ëndërr të bërtitur me zë të lartë të gomarit paralajmëron një fyerje publike, që do t'ju bëhet nga një njeri që nuk e ka konceptin se ç'është nderi dhe dinjiteti. Kjo ëndërr paralajmëron një punë disi me telashe. Vërritja e patave në ëndërr paralajmëron fatkeqësi, lajme të rreme dhe shpifje. Këndimi i këndesit në mëngjes është një shenjë e mirë që parashikon të rejat e një martese të suksesshme dhe pasuri në shtëpi. Por në qoftë se këndesi dëgjohet të bërtasë në mes të natës ose të bëjë kikiriki në mbrëmje, atëherë do t'ju duhet të derdhi lot më shumë se një herë. Po të dëgjosh në ëndërr kakarisjen e pulave tregon se ju do t'ju ndodhë një tronditje e papritur që do të shkaktohet nga një lajm për një sëmundje të rëndë të papritur në rrethin e të afërmve tuaj. Është e mundur që kjo sëmundje të bëhet shkak i një varfërimi. Piskamat dhe mjaullima e maceve në ëndërr janë një shenjë që tregon se një miku juaj i rremë po bën ç'është e mundur vetëm e vetëm që t'ju shkaktojë ju, sa më shumë të jetë e mundur, dëme. Të shohësh në ëndrra gargarisjen e bretkosave, do të thotë se ju së shpejti do të udhëtoni për të vizituar miqtë tuaj, një gjinkallë tregon se disa punë për të cilat ju keni investuar jo pak, së shpejti do t'ju sjellin përfitimin e pritshëm. Një ëndërr, në të cilën ju dëgjoni tinguj pylli, dhe kryesisht cicërima dhe vërshëllima zogjsh, ju paralajmëron se do të merrni kënaqësi, dobi dhe fitim. Çukitjet e qukapikut ju çojnë në biseda të lodhshme(rënduese) mbi tema të mëdha. Zëri i qyqes, që ju dëgjoni në ëndërr, tregon emocione të hidhura, që do të shkaktohen nga një sëmundje e rëndë e një njeriu të dashuruar marrëzisht pas jush. Në qoftë se dëgjoni në ëndërr tingujt e krismave të armëve që shpërndahen nëpër pyll, tregon se veprimet që ju keni ndërmend të kryeni, nuk do t'u sjellin dobi, por dëm.




TON


Peshku ton në ëndërr simbolizon fuqi dhe shkathtësi. Përmes eksperiencave të jetës tuaj do të ndërtoni karakterin dhe do të bëheni më të fortë.




TOP


Nëse shhni se jeni luajtur me një top në ëndrrën tuaj, kjo simbolizon plotësinë dhe tërësinë. Ëndrra mund të tregojë gjithashtu se duhet të jeni më në harmoni me fëmijën e brendshëm brenda jush. Ëndrra mund të jetë gjithashtu një metaforë për të treguar guximin dhe forcën. Nëse ju ëndërroni sikur po rrokullisni një top, atëherë ëndrra mund të jetë metaforë që ju duhet ta vendosni planin tuaj në veprim. Është koha për të ndalur boshtin dhe të filloni të lëvizni gjërat tuaja. Nëse ëndërroni që po shihni një lojë me top tregon se ju duhet të merrni më shumë iniciativa. Mungesa juaj e veprimit mund të rrjedhë nga droja juaj, të cilën duhet të kapërceni dhe pse ndoshta ju jeni tepër të vetëdijshëm.




TORTË


Nëse në ëndërr shihni një tortë, kjo përfaqëson nevojën për të mësoheni si të ndani dhe shpërndani ngarkesën e punës në vend që të përpiqeni që gjithçka t’a bëni vetë. Tortat simbolizojnë egoizëm ose ndjenjën se nuk po ju ndahet pjesa që ju takon. Më pozitivisht, ëndrra mund të përfaqësojë përmbushjet dhe arritjet tuaja. Kini parasysh shprehjen “copa e tortës” ose disa situata që janë të lehta. Nëse shihni në ëndërr një tortë të ngrënë pjesërisht, kjo tregon mundësitë tuaja të humbura. Nëse në ëndërr blini tortë tregon se keni pranuar shpërblime dhe mirënjohje për punën e përbashkët. Po mësoni të jeni rehat në qendër të vëmendjes.




TRADHËTI


Nëse shihni në ëndërr sikur kryeni tradhëti tregon, kjo shfaq konfliktin mes vetes tuaj dhe shoqërisë në të cilën jetoni. Po shkoni përkundër asaj që është e pranueshme.




TRAP LUNDRUES


Nëse shihni një trap në ëndrrën tuaj tregon se nuk keni ndërtuar një themel të fortë për sukses në jetën tuaj reale. Ka ende shumë punë përpara. Të ëndërroni që jeni duke lundruar në një trap sugjeron që jeni duke ecur në jetë, duke mos ditur se ku po shkoni. Ju jeni të hutuar për qëllimin dhe drejtimin tuaj në jetë. Nëse ëndërroni që jeni duke bërë rafting me ujë të bardhë do të thotë që po përjetoni disa kohë të trazuara.




TREKËNDËSH


Nëse shihni në ëndërr një trekëndësh simbolizon aspiratat, potencialin dhe të vërtetën tuaj. Përfaqëson anën shpirtërore si trupin, mendjen dhe shpirtin. Nëse trekëndëshi tregon për lart, atëhere përfaqëson anën mashkullore. Nëse trekëndëshi tregon për poshtë, përfaqëson anën femërore. Nga ana tjetër, trekëndëshi shpërben si një lloj paralajmërimi veçanërisht kur është i verdhë. Ëndrra mund të jetë metaforë për një trekëndësh dashurie në jetën tuaj të përditshme.




TREN


Nëse shihni në ëndërr tren tregon përshtatje. Po veproni ashtu siç bëjnë gjithë të tjerët. Nga ana tjetër, treni tregon se jeni tepër metodik. Doni ti shtroni gjërat në mënyrë specifike me një mënyrë të rregullt dhe të vazhdueshme. Në veçanti kur shihni një tren mallrash, kjo i referohet barrës dhe problemeve që po tërhiqni. Është po ashtu simbolikë e punës që e bëni me duart tuaja. Nëse treni që shihni në ëndërr është për pasagjerë, kjo lidhet me punën tuaj mendore. Nëse shihni ose luani me një tren lodre në ëndërr, kjo tregon se kërkoni më tepër kontroll dhe pushtet mbi jetën tuaj dhe drejtimin që ajo ka marrë. Ëndërrimi i trenave mund të jetë po ashtu një metaforë se “jeni duke u trajnuar” për ndonjë ngjarje, punë apo qëllim. Sipas Frojdit, treni është analogji e penisit të mashkullit. Nëse ëndërroni sikur jeni në një tren, kjo simbolizon udhëtimin e jetës tuaj. Tregon se jeni në binarët e duhur të jetës dhe të drejtuar në drejtimin e duhur. Nga ana tjetër, kjo ëndërr tregon se keni tendencën të shqetësoheni në mënyrë të panevojshme për një situatë që do të funksionojë deri në fund. Nëse shihni në ëndërr një tren të shkatërruar, kjo parashikon kaos. Rrugëtimi drejt qëllimeve tuaja nuk po shkon siç e keni planifikuar. Ju mungon vetëbesimi dhe po përballeni me dyshime në aftësinë për të arritur qëllimet. Nëse ëndërroni sikur një tren përplaset me një automjet tregon se qëllimet e jetës tuaj janë në konflikt me sistemin tuaj të besimeve. Ndoshta dikush po ju shtyn të ndiqni një objektiv për të cilin nuk jeni shumë i apasionuar. Të shihni në ëndërr sikur dikush aksidentohet nga një tren tregon se ata janë në rrugën e gabuar në jetë. Ndoshta duhet t’i orjentoni në drejtimin e duhur. Ëndrra të tilla mund të jenë edhe një projektim i vetes tuaj. Me fjalë të tjera, jeni ju në rrugën e gabuar në jetë dhe duhet të ndryshoni kurs. Nëse ëndërroni sikur jeni një inxhinier tregon se jeni në kontroll të plotë të një situate të caktuar në jetën reale. Nëse shihni në ëndërr sikur keni humbur tregonin, kjo përfaqëson mundësi të humbura. Po ashtu tregon se jeni të papërgatitur për një fazë të re në jetë. Jeni duke zvarritur ose jeni duke vendosur për gjëra të cilat tashmë duhej të ishin përmbyllur. Nëse në ëndërr dëgjoni trenin tregon se diçka po ju kalon. Keni humbur një mundësi.




TRESHE


Nëse ëndërroni sikur jeni përfshirë në një treshe tregon se ju mungon një pjesë përbërëse në jetën tuaj seksuale. Kushtojini vëmendje gjinisë së pjesëmarrësve në treshe. Nëse ka më shumë femra, ëndrra tregon mungesën një përbërësi që ka të bëjë me aspektin emocional të seksit. Nëse ka më shumë meshkuj, ëndrra tregn mungesën e përbërësve në aspektin fizik gjatë seksit. Kini parasysh që ëndrra nuk nënkupton detyrimisht se keni nevojë për një treshe.




TRIÇIKËL


Triçikli në ëndërr simbolizon thjeshtësinë dhe natyrën e lirshme. Po përjetoni lehtësim nga tensionet dhe streset.




TROFTË


Nëse shihni në ëndërr troftë simbolizon shtimin e begatisë dhe mirëqenies tuaj. Nëse ëndërroni sikur po hani troftë nënkupton qëndrimin tuaj të gëzueshëm ndaj jetës. Nëse ëndërroni sikur kapni një troftë përfaqëson gëzim dhe kënaqësi. Nëse trofta kthehet sërish në ujë tregon se lumturia juaj ishte jetëshkurtër. Nëse shihni në ëndërr sikur trofta gëlltit zbutësin e buzëve tuaja tregon se po përpiqeni të tërhiqni mbrapsht diçka që keni thënë.




TROFE


Nëse shihni në ëndërr një trofe simbolizon mirënjohje për punën tuaj të vështirë. Ëndrra mund të jetë duke u përpjekur t’ju motivojë.




TUALET


Tregon çlirim emocionesh. Keni nevojë të hiqni qafe diçka që nuk ju duhet. Ndonjëherë mund të jetë edhe shfaqje e një nevoje fizike që shkaktohet nga tejmbushja e veshkave. Në këtë rast ëndrra është një përpjekje e pavetëdijes suaj për t’ju zgjuar për të shkuar në tualet. Nëse jeni duke pastruar tualetin kjo tregon se po nisni të shembni murin tuaj të jashtëm ose pengesat. Nëse në ëndërr ju shfaqet një tualet I bllokuar, kjo tregon se po mbani mbyllur ndjenjat në vetëvete. Emocionet tuaja janë zbrapsur për një kohë të gjatë dhe keni nevojë të largoni ndjenjat negative. Nëse tualeti është i tejmbushur ose ka shkaktuar përmbytje, kjo tregon dëshirat tuaja për të shprehur emocionet plotësisht. Ëndërrimet me përmbytje balte ose mbeturinash që dalin nga tualeti tregojnë se po zhvlerësoni, nuk po i pranoni e po i rrënoni. Po ndiheni të parespektuar. Letrat e tualetit që sheh ose përdor gjatë ëndrrës tregon pasojat e disa lehtësimeve emocionale. Jeni gati të shëroheni nga shpërthimet tuaja emocionale. Nëse letra e tualetit që sheh në ëndërr është e zezë, kjo nënkupon mospranimin e disa prej ndjenjave tuaja të pastra. Nëse shtëpia juaj është mbushur me letra tualeti që varen kudo, kjo tregon se hapësira juaj personale është dhunuar. Ndiheni të viktimizuar emocionalisht. Nëse po shpërhapni letrat e tualetit në shtëpinë e dikujt tjetër, kjo tregon se disa gjëra në dukje të padëmshme mund të kenë pasoja serioze. Nëse shihni ndenjëse tualeti të thyer ose që mungon tregon se keni ftohje emocionale. Nëse ndenjësja e tualetit është e ngritur, po i shfaqni hapur emocionet të tjerëve. Nëse ndenjësja e tualetit është e ulur, jeni i siguruar dhe i mbrojtur përkundrejt shprehjes së emocioneve. Nëse ndenjësja është e mbuluar kjo do të thotë se nuk jeni gati t’u jepni zgjidhje të drejtpërdrejtë problemve emocionale. Dikush ose diçka vazhdon t’ju pengojë lini pas disa ndjenja.




TSUNAMI


Nëse në ëndërr ju shfaqen dallgët gjigante të tsunamit tregon se disa ndjenja të shtypura ju kanë shkaktuar tronditje dhe kjo tashmë po del edhe në sipërfaqe. Po ndiheni të trishtuar dhe të paqëndrueshëm emocionalisht.




TULIPAN


Tulipanët në ëndërr përfaqësojnë fillime të reja. Po e dashuroni jetën. Tulipanët janë simbolikë e besimit, shpirtbutësisë, shpresës, perfeksionit, dashurisë ideale dhe fertilitetit.




TUMOR


Nëse në ëndërr shihni veten tuaj ose dikë tjetër që ka një tumor tregon se kujtime të shtypura ose disa ndjenja të paqëndrueshme, çka rrezikojnë të nguliten në nënvetëdijen tuaj. Duhet të përballeni me këto çështje. Kushtojini rëndësi pjesës së trupit ku ndodhet tumori për simbolikë më të zgjeruar.




TUNDIM


Tregon konflikt mes vetes dhe dëshirave, si dhe mes kënaqsisë së menjëherëshme dhe qëllimeve afatgjata. Po përpiqeni të peshoni një vendim të jetës.




TUNEL


Tuneli në ëndërr përfaqëson vaginën, mitrën dhe lindjen. Në këtë kuptim, ëndrra mund t’i referohet nevojës për siguri dhe kujdes. Nëse në ëndërr shihni sikur po përshkoni një tunel tregon se po zbuloni aspekte të nënvetëdijes tuaj. Po e hapni veten ndaj dritareve të reja të nënvetëdijes. Nga ana tjetër, ëndrra tregon perspektivën tuaj të kufizuar që mund të përshkruhet si “pamje në tunel”. Ndoshta po tregoni mendjembyllur ose mendjengushtë në disa çështje. Nëse shihni dritë në fund të një tuneli simbolizon shpresë. Do të lundroni në jetë dhe nëpër vështirësitë e saj me sukses të madh. Nga ana tjetër, kjo simbolizon fundin e një rrugëtimi dhe realizimin e qëllimeve tuaja.




TYM


Tregon një lloj telashi që hyn në jetën tuaj. Po vuani nga konkuzioni dhe ankthi. Në veçanti, nëse tymi është i zi, kjo tregon se nuk po i sheh qartazi disa situata apo probleme. Nëse tymi është i bardhë, atëhere tregon se emocionet e tua po mbulojnë me mjegull gjykimet. Po ashtu tymi i bardhë simbolizon një marrëveshje apo ujdi. Të thithësh ose të shohësh tym të dorës së dytë, pra jo intensiv në ëndërr tregon se mungesa e njohurive në disa çështje po ju bën keq. Të krijosh rrathë tymi në ëndërr tregon sjelljen tuaj të shkujdesur dhe të relaksuar. Nuk doni t’ja dini çfarë mendojnë të tjerët për ju. Nëse sheh rrathë tymi në ëndërr, kjo tregon se gjykimi juaj është i mjegullt. Po ju mungon përqëndrimi.




TYMOSJE


Nëse në jetën reale nuk tymosni dhe shihni në ëndërr sikur po tymosni, kjo tregon se po përpiqeni ta mbroni veten dhe të tjerët nga emocionet tuaja. E keni problem t’i lini të tjerët të hyjnë brenda jush. Ëndrra mund të simbolizojë një marrdhënie varësie ose një ves tuajin.




TËRMET


Nëse shihni në ëndërr tërmet, kjo tregon se po përjetoni lëkundje të mëdha që po cënojnë stabilitetin dhe themelet tuaja. Ëndrra nxjerr në pah pasiguritë, frikërat dhe ndjenjën e pafuqisë. Mund të ketë diçka në jetën tuaj për të cilën ndiheni në faj. Nëse gjeni mbrojtje nga tërmeti do të t’i tejkaloni këto sfida. Nëse bllokoheni ose lëndoheni gjatë tërmetit, kjo tregon se do të vuani nga disa lloj humbjesh në jetën tuaj. Sipas Biblës, tërmetet simbolizojnë zemërimin dhe fuqinë e Zotit.




TOKË


Nëse vini re botën në ëndërr, kjo tregon se keni nevojë të jeni realistë dhe me këmbë në tokë. Ndoshta ju mungon ndjesia e stabilitetit dhe sigurisë. Nëse dheu hapet ose ndahet më dysh, kjo tregon se keni frikë se një projekt ose marrëdhënie mund të bjerë.

Nëse shihni në ëndërr sikur gërrmoni tokën, kjo tregon aftësinë tuaj për të kontrolluar veprimet dhe për të reaguar në momentin e duhur dhe më të mirë të mundshëm.

Nëse shihni planetin Tokë në ëndërr, kjo nënkupton tërësinë dhe ndërgjegjësimin global. Jeni të ndërlidhur me botën. Nëse shihni në ëndërr bërthamën e tokës, kjo simbolizon zemërim të shtypur. Jeni duke mbajtur përbrenda shumë emocione negative.





OPENING HOURS

Monday-Friday 9:00am-5:00pm

Saturday 9:00am-5:00pm

Sunday CLOSED

 

 

 

Sign up for the latest deals and product info via email

ADDRESS

JOFA Resins Ltd
Unit 26
Weald Hall Farm Commercial Center
Canes Lane
North Weald
Essex, CM16 6FJ

 

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube

© 2019 JOFA Resins United Kingdom Inc.

Jofa_Resins_logo_rectangular.jpg